Fondacionin ALSAR e ka vizituar rektori i Universitetit Alparslan të Mushit në Turqi (Muş Alparslan Üniversitesi), prof. dr. Mustafa Alican, së bashku me një grup akademikësh të universitetit.Ai është pritur nga kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, me të cilin ka patur një bisedë miqësore.Veç fjalëve mbi njohjen reciproke të dy institucioneve, është diskutuar për sistemin arsimor në Turqi dhe për mundësinë e dërgimit të studentëve nga vendi ynë në Universitetin Alparslan të Mushit.Degë si historia, arkeologjia dhe veterinaria...
Në kuadër të aktivitetit humanitar dhe të kujdesit të vazhdueshëm të Fondacionit ALSAR për jetimët, është bërë shpërndarja e një sasie mishi “Adak”.Paketimet me mish “Adak” të shpërndara nga punonjësit e ALSAR-it i kanë përfituar 50 familje jetimësh.Veprimtaria e zhvilluar këtë të mërkurë, më 21 maj, u mundësua falë mbështetjes së hafizit të nderuar nga Turqia, Mustafa Demirkan.Jetimët përfitojnë periodikisht nga donacione të ngjashme individësh apo institucionesh, shpërndarë përmes bashkëpunimit efektiv me Fondacionin ALSAR.Mbështetja për jetimët dhe familjet e tyre...
Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit midis Fondacionit ALSAR dhe Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë është shoqëruar menjëherë me një akt dhurimi.Duke iu përmbajtur pikës së parë të angazhimit nga Fondacioni ALSAR në marrëveshje, është dhuruar për bibliotekën e universitetit një sasi e konsiderueshme titujsh nga Botimet ALSAR.Prof. dr. Aurela Saliaj, rektore e universitetit, dhe z. Mehdi Gurra, kryetar i Fondacionit ALSAR, ishin të pranishëm në aktivitetin që pasuron bibliotekën e institucionit publik të arsimit të lartë në qytetin e Vlorës.Për...