• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Në kuadër të një vargu aktivitetesh humanitare për fëmijët jetimë përgjatë ditëve të fundit të javës, të shtunën është realizuar dhurimi i veshmbathjeve të reja.Jetimë nën kujdesin e Fondacionit ALSAR kanë patur mundësinë t’i përzgjedhin vetë veshjet në një qendër tregtare në kryeqytet.Aktiviteti i zhvilluar në ditë të solidaritetit human u është dedikuar 50 fëmijëve jetimë, përfitues të veshmbathjeve të dhuruara.Ashtu si veprimtaritë e tjera të kësaj jave janari, dhe këtë e mundësoi kontributi i WEFA-s, organizatës së ndihmave ndërkombëtare...

Fondacioni ALSAR e ka nisur muajin e parë të 2026-s me aktivitete humanitare. Në kuadër të kujdesit për jetimët, të mbështetjes së tyre dhe të ndihmës në shumë aspekte të jetës, këtë fundjavë është organizuar një veprimtari zbavitëse.Orë argëtimi janë mundësuar për 80 jetimë, të mbledhur për të luajtur së bashku.Lojëra të shumta, të shumëllojshme, i kanë përfshirë jetimët në një atmosferë gëzimi e zbavitjeje, mbushur me të qeshura e aktivitet fizik.Mjedisi i posaçëm dhe me mundësi të shumta dëfrimi...

Fondacioni ALSAR e ka nisur vitin e ri kalendarik me një aktivitet humanitar në ndihmë të komuniteteve lokale.Në njësinë administrative të Çërravës në Pogradec janë dhuruar për komunitetin dhe janë mbjellë 50 fidanë arre.Pjesëmarrës aktivë në veprimtarinë e zhvilluar këtë të hënë të parë të janarit të 2026-s kanë qenë kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, administratori i njësisë administrative, z. Olger Ibi, dhe punonjës të Fondacionit ALSAR.Mbjellja e këtyre fidanëve i shërben përmirësimit të cilësisë së jetës së...