- Rritjen në shoqërinë shqiptare të frymës së kolektivitetit, ndershmërisë, përgjegjësisë ndaj individit, ndaj komunitetit, për nxitjen e arsimimit, të studimit të shkencave shoqërore dhe ekzakte, për nxitjen e punësimit, të respektimit të kulturës, traditave dhe mjedisit.
- Mbështetjen me të gjitha mënyrat që njeh ligji të intelektualëve dhe veprimtarëve të shoqërisë civile për hartimin e projekteve në dobi dhe në funksion të interesave të komunitetit.
- Kontribuimin me forcat e veta, apo nëpërmjet bashkëpunimit me institucionet shtetërore e private, me individë shqiptarë dhe të huaj, për t’i përmirësuar standardet e edukimit dhe arsimimit në vend.
- Rrealizimin e projekteve humanitare të ndihmës morale e materiale, si dhe ndihmës komunitare, për njerëz në nevojë në bashkëpunim me shoqata homologe brenda dhe jashtë vendit që kanë karakter dhe status të përbashkët.
- Dhënien e ndihmës në përmirësimin e kushteve të punës të intelektualëve, të komunitetit të kërkuesve dhe studiuesve shqiptarë, dhe në paraqitjen sa më me dinjitet të punës së tyre brenda e jashtë vendit.
- Ndihmesën në përmirësimin e mjedisit shoqëror, kulturor e natyror.
