• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Fondacioni “ALSAR” me synimin për t’iu ofruar mundësi kualifikimi e aftësimi profesional nënave të fëmijëve jetimë, tashmë me një përvojë 3 – vjeçare, ka vijuar organizimin e kursit të rrobaqepësisë për t’iu ofruar mundësi punësimi në këtë profil, që tashmë është i kërkuar nga tregu i punës.Ky program aftësimi profesional është ndjekur me interes në vijimësi nga 50 nëna të fëmijëve jetimë, të cilat kanë përfituar jo vetëm njohuritë përkatëse nga programi teoriko-praktik i profilizuar në prerje e qepje, por...

Programi i mësimdhënies së gjuhës turke, për nxënësit e zonës së Konispolit, ka vijuar rregullisht gjatë periudhës janar – maj të këtij viti, duke iu përgjigjur interesimit të tyre për të zgjeruar horizontin e kulturës dhe të njohurive të tyre në gjuhët e huaja dhe konsideruar në këtë mënyrë si një mundësi optimale për të gjithë nxënësit dhe të rinjtë e interesuar të kësaj zone, që përmes këtij projekti të përfitojnë mundësi e alternativa optimale arsimimi të standardeve bashkëkohore ndërkombëtare,...

Në përmbushje të misionit të Fondacionit “ALSAR” për asistencën shumëplanëshe ndaj fëmijëve jetimë, nisi gjatë muajit janar, programi i formimit të fëmijëve me njohuri në gjuhët anglisht e turqisht si dhe ai i edukimit etiko-moral e fetar. Për këtë qëllim u ngritën 4 kurse me pjesëmarrjen e 100 fëmijëve jetimë. Kurset drejtohen nga profesorë të aftë dhe të specializuar, që të punojnë me këtë grupmoshë dhe me metoda bashkëkohore të ndërthurura me programe audiovizuale, për t’i bërë këto kurse sa...