Në kuadër të aktivitetit humanitar dhe të kujdesit të vazhdueshëm të Fondacionit ALSAR për jetimët, është bërë shpërndarja e një sasie mishi “Adak”.
Paketimet me mish “Adak” të shpërndara nga punonjësit e ALSAR-it i kanë përfituar 50 familje jetimësh.
Veprimtaria e zhvilluar këtë të mërkurë, më 21 maj, u mundësua falë mbështetjes së hafizit të nderuar nga Turqia, Mustafa Demirkan.
Jetimët përfitojnë periodikisht nga donacione të ngjashme individësh apo institucionesh, shpërndarë përmes bashkëpunimit efektiv me Fondacionin ALSAR.
Mbështetja për jetimët dhe familjet e tyre është një angazhim i kurdohershëm i ALSAR-it, realizuar në shumë drejtime dhe në frymën e solidaritetit të fortë human.