19
MayNë kuadër të zgjerimit të aktivitetit dhe të shtimit të partneriteteve e ndërveprimeve me institucione të ndryshme, Fondacioni ALSAR ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë.Nënshkrimit të marrëveshjes i ka paraprirë një vizitë dhe një takim në mjediset e universitetit, me praninë e prof. dr. Aurela Saliaj, rektore e këtij institucioni publik arsimor, dhe z. Mehdi Gurra, kryetar i Fondacionit ALSAR.Prof. dr. Sabri Laçi, koordinator për hapjen e një bashkëpunimi mes dy palëve dhe marrëveshjen, i...
Në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme për jetimët dhe familjet e tyre, të veprimtarive humanitare të Fondacionit ALSAR, e të bashkëpunimit të konsoliduar me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), është bërë në këtë fillim të javës dhurimi i një sasie mjaft të konsiderueshme fidanësh ulliri dhe plehrash kimike për familje të jetimëve.Në aktivitetin humanitar të zhvilluar në Librazhd merrte pjesë ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Tayyar Kağan Atay, koordinatori i TİKA-s në Tiranë, z. Mustafa...
Fondacioni ALSAR ka zhvilluar një aktivitet humanitar në mjediset e tij në ditën e parë të majit.Në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme për jetimët është dhënë ndihma periodike financiare.Ndihmën e kanë përfituar 278 jetimë, të shoqëruar nga familjarë në marrjen e zarfeve.Zhvillimin e aktivitetit e mundësoi IHH me qendër në Holandë, organizata humanitare me të cilën ALSAR ka një bashkëpunim të qëndrueshëm.Një varg veprimtarish gjatë kësaj periudhe kanë patur në qendër të tyre posaçërisht jetimët, përfitues të ndihmave të ndryshme...