• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Në atmosferën festive të mbërritjes së Kurban Bajramit, të pritjes së tij sa më mirë dhe sa më gëzueshëm, Fondacioni ALSAR ka menduar sërish për jetimët.Duke respektuar një traditë shumëvjeçare të tij, të forcuar viti pas viti, si në çdo bajram, ALSAR-i i ka gëzuar fëmijët jetimë me dhurata.Veshmbathje të reja janë dhuruar për ta, shpërndarë në ambientet e fondacionit nga punonjës të ALSAR-it dhe përfaqësues të entit mbështetës.Veshmbathjet e përzgjedhura me kujdes e dashuri i kanë përfituar 250 jetimë,...

Mbërritja e verës dhe mbarimi i një viti shkollor sjell dhe përfundimin e një cikli tjetër të kurseve të gjuhës turke të organizuara nga Fondacioni ALSAR.Dhënia e certifikatave përkatëse për ndjekësit e këtyre kurseve, filluar nga kryeqyteti, është njohje e përpjekjes disamujore të nxënësve të angazhuar në mësimin e gjuhës turke.Fundjavën e kaluar, në ditën e fundit të majit, radha e zhvillimit të ceremonisë së përmbylljes vjetore të projektit të kurseve të gjuhës turke ishte në Kukës.Numri i nxënësve pjesëmarrës...

Fondacioni ALSAR e ka vijuar mbështetjen në fushën e arsimit për të rinjtë dhe të rejat e universiteteve publike me dhënien e këstit të dytë të bursave të ekselencës për studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë.Në ambientet e këtij institucioni të arsimit të lartë është zhvilluar këtë të mërkurë, më 28 maj, një ceremoni me pjesëmarrjen e rektorit, prof. dr. Lorenc Ekonomi, dhe të drejtorit administrativ të Fondacionit ALSAR, z. Saimir Rusheku.Rektori i Universitetit “Fan S. Noli” ka...