• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Në prag të festës së ‘Kurban Bajramit’, përgjatë ditës së sotme në ambientet e ‘Fondacionit Alsar’ u shpërndanë dhurata dhe ndihma ekonomike për fëmijët jetim.Në një bashkëpunim midis ‘Fondacionit Alsar’ me ‘Organizatën Ndërkombëtare Islame të Bamirësisë’ me qendër në Kuvajt u bë e mundur të asistohen 100 fëmijë jetimë në dhurata në veshmbathje dhe në ndihmë ekonomike.Asistenca ndaj fëmijëve jetim është një nga objektivat më të rëndësishme të ‘Fondacionit Alsar’ ku edhe në ditët në vazhdim kjo ndihmë do të...

Aktiviteti humanitar i Fondacionit ALSAR ka vijuar në këto ditë qershori me zbatimin e projektit të ndihmës ekonomike për jetimët, për t’iu gjendur kështu pranë shtresave në nevojë.Në ambientet e Fondacionit ‘ALSAR’ janë shpërndarë ndihma ekonomike për 78 jetimë.Veprimtarinë e mbështeti Organizata Ndërkombëtare Islame e Bamirësisë, me qendër në Kuvajt.Shpërndarja e ndihmave ekonomike ekskluzivisht për jetimët është një veprimtari e përsëritur në vazhdimësi përgjatë të gjithë aktivitetit të Fondacionit ‘Alsar’ ndër vite.

‘Fondacioni Alsar’ në bashkëpunim me partnerët e organizatës humanitare ‘Emin’ me qendër në Gjermani.Në Zall-Dajt u shtrua iftar për 100 persona ku morën pjesë përfaqësues të ‘Fondacionit Alsar’ sëbashku me përfaqësuesit e organizatës humanitare ‘Emin’.Iftaret e shtruara dhe të shpërndara nga ‘Fondacioni Alsar’ nuk kanë munguar asnjë ditë përgjatë muajit të Ramazanit ku shtresave në nevojë i është zgjatur dora e humanizmit për të kaluar një muaj Ramazani sa më të gëzueshëm.