Ekipi i ‘Fondacionit Alsar’ prej dy ditësh ndodhet në qytetet e prekura nga tërmeti apokaliptik i 6 shkurtit në Turqi në kuadër të ndihmave përgjatë muajit të Ramazanit.Prej dy ditësh ‘Fondacioni Alsar’ në bashkëpunim me organizatat humanitare partnere ka shpërndarë vakte të ngrohta iftari dhe ndihma ushqimore për banorët e Malatias, Hatait dhe Karamanmarashit ku në total janë shpërndarë mbi 1500 vakte iftari dhe ndihma ushqimore.Ekipi i ‘Fondacionit Alsar’ ishte prezent edhe fill pas valës shkatërruese të tërmeteve të 6...
25
AprDuke mos lënë asnjë ditë pa mbuluar me aktivitet humanitar, ‘Fondacioni Alsar’ dhe organizata humanitare ‘Emin’ me qendër në Gjermani vijojnë shpërndarjen e ndihmave humanitare.Duke udhëtuar në periferi të Tiranës, ‘Fondacioni Alsar’ dhe ‘Emin’ u gjendën në fshatin Pashkashesh dhe Fravesh ku 70 familjeve në nevojë dhe familjeve të jetimëve ju shpërndanë ndihma humanitare në pako ushqimore.
Gjatë ditës së sotme edhe pse fundjavë, në ambientet e fondacionit ‘Alsar’ vijon përmbushja me seriozitet e projekteve të muajit të Ramazanit.Mbi 50 fëmijë jetimë përfituan veshmbathje nga projekti në kuadër të Ramazanit në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘Emin’ me qëndër në Gjermani.Në vijueshmëri, projektet humanitare në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘Emin’ në kuadër të muajit të Ramzanit përgjatë ditëve nuk do të ndalojnë.