• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Përgjatë gjithë ditëve të agjërim ‘Fondacioni Alsar’ u gjend pranë shtresave në nevojë duke shpërndarë paketa ushqimore të gatshme në kuadër të muajit të Ramazanit për agjëruesit dhe nevojtarët.Ashtu si në ditët e shkuara gjatë këtij muaji Ramazan u shpërndanë vakte të gatshme iftari për 100 persona.Solidariteti me familjet në nevojë ze një hapsirë tepër të veçantë gjatë gjithë këtij muaji.

Në ambientet e ‘Fondacionit Alsar’ në ditën e sotme u dhuruan pako me mishi ‘Adak’ për familjet e jetimëve ku nga ky projekt përfituan 30 familje jetimësh. Ky projekt u mundësua me anë të një donatori nga Turqia.

Ashtu si në ditët e kaluara në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘IHHNL’ me qendër në Hollandë, ‘Fondacioni Alsar’ shtroi iftar për banorë, besimtarë e nevojtarë në xhaminë e Fushë-Krujës.Në Fushë-Krujë u shtrua iftar për 100 persona ku morën pjesë përfaqësues të ‘Fondacionit Alsar’ sëbashku me përfaqësuesit e organizatës humanitare ‘IHHNL’.‘Fondacioni Alsar’ dhe partnerët e tij do e zhvillojnë shtrimin e iftareve deri në ditën e fundit të Muajit të Ramazanit pothuajse në çdo qytet të Shqipërisë.