25
AprNë kuadër të festës së Kurban Bajramit Fondacioni ‘Alsar’ dhe partnerët e tij vijojnë shpërndarjen e mishit të kurbaneve në ndihmë të familjeve në nevojë.Në qytetin e Cërrikut u mundësua shpërndarja e 600 pakove të kurbaneve me anë të ekipeve të Fondacionit ‘Alsar’, por edhe të përfaqësuese të organizatës ‘WEFA’ me qendër në Gjermani.
Në kuadër të festës së Kurban Bajramit Fondacioni ‘Alsar’ dhe partnerët e tij vijojnë shpërndarjen e mishit të kurbaneve në ndihmë të familjeve në nevojë.Në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘Mercy to Humanity’ u bë e mundur shpërndarja e mishit të kurbaneve për 800 familje në nevojë.Përfitues nga ky projekt humanitar ishin familje nga një gjeografi e përzier midis Tiranës, Elbasanit dhe Librazhdit.Shpërndarja e mishit të kurbaneve vijon në kohë reale deri në përmbushjen e amanetit.
Në një ceremoni të mbajtur në ‘Tirana International Hotel’ Fondacioni ‘Alsar’ me rastin e Kurban Bajramit në bashkëpunim me partnerët e organizatës humanitare ‘WEFA’ me qendër në Gjermani dhuroi veshmbathje për 260 jetimë.Nën atmosferën festive që përçon festa e Kurban Bajramit tëk fëmijët dhe nën fjalët e ndjera të përfaqësuesit të organizatës humanitare ‘WEFA’ z. Orhan Şahin gjithçka u zhvillua në mënyrë perfekte.A mosferës festive ju shtua edhe grupi artistik i valleve popullore të fëmijëve që i dhan një minutazh...