• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘IHHNL’ me qendër në Hollandë u mundësua projekti i kurbaneve. Në këtë projekt përfituan 428 familje në nevojë.Mishi i kurbanit u shpërnda në qytetin e Tiranës dhe të Shkodrës ku në Tiranë përfituan familjet e fëmijëve jetimë gjithashtu edhe antarë të shoqatës së invalidëve ‘Shpresë për Jetën’.Në qytetin e Shkodrës aktiviteti humanitar i ‘ALSAR-it’ iu dedikua plotësisht antarëve të shoqatës ‘Paraplegjikëve dhe Tetraplegjikëve’ dega Shkodër

Fondacioni ‘ALSAR’ nuk ndalon së mbështeturi fëmijët jetimë dhe familjet e tyre.Në ambientet e Fondacionit ‘ALSAR’ u shpërnda ndihmë ekonomike dhe ndihmë në ushqime.Projekti u realizua në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘UK ISLAMIC MISSION’ me qendër në Angli ku në total nga ky projekt përfituan 22 fëmijë.

Aktiviteti humanitar i Fondacionit ALSAR ka vijuar aktivitetin humanitar me zbatimin e projektit të ndihmës ekonomike për jetimët, për t’iu gjendur kështu pranë shtresave në nevojë.Në ambientet e Fondacionit ‘ALSAR’ janë shpërndarë çeqe për 81 jetimë.Veprimtarinë e mbështeti Organizata Ndërkombëtare Islame e Bamirësisë, me qendër në Kuvajt në kuadër të projektit për ndihmën dedikuar jetimëve.Shpërndarja e ndihmave ekonomike ekskluzivisht për jetimët është një veprimtari e përsëritur në vazhdimësi përgjatë të gjithë aktivitetit të Fondacionit ‘Alsar’ ndër vite.