• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Në aktivitetin e organizuar në Shkodër, u realizua shpërndarja e karrocave me rrota, patericave dhe pajisjeve të tjera ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara, pjestarë të Shoqatës së Invalidëve Para dhe Tetraplegjikë të Shqipërisë-Dega Shkodër.Në ambientet e shkollës nëntë vjeçare ‘Ali Laçej’ ishte i pranishëm Ambasadori i Republikës së Turqisë i akredituar në Tiranë z.Tayyar Kağan Atay, Kryetari i Fondacionit ‘Alsar’ z.Mehdi Gurra dhe Nënkryetari i Bashkisë së Shkodrës Rudin Beka.Gjatë fjalës së mbajtur për shtresën e invalidëve të...

Në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘EMIN’ me qendër në Hollandë vijon shpërndarjave e pakove për 1000 familje në qytetin e Tiranës.Shpërndarja e pakove të mishit ka vijuar për 1000 familje në nevojë por edhe për familje jetimësh.Projekti i shpërndarjes së mishit të kurbaneve do vijojë deri në përmbushjen e objektivave të ‘Fondacionit Alsar’

Në kuadër të ‘Kurban Bajramit’ Fondacioni ‘Alsar’ në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘EMIN’ kanë vijuar shpërndarjen e ndihmave humanitare për familjet në nevojë.Pas shpërndarjes së kurbaneve, pranë ambienteve të Fondacionit ‘Alsar’ u dhuruan 100 pako me produkte ushqimore për familjet e jetimëve.Ndihma dhe gjendja pranë familjeve në nevojë nuk ka reshtur përpara dhe prapa festës së KurbanBajramit.