Në kuadër të projektit dimëror dhurohen soba pë familjet e jetimëve.Përfitues nga ky projekt i zhvilluar në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘HASENE’ me qendër në gjermani ishin 10 familje jetimësh.Projekti u zhvillua pranë ambienteve të Fondacionit ‘ALSAR’ në prezencën e përfaqësuesve të ‘HASENE’.
Në kuadër të projektit të ndihmave dimërore, Fondacioni ‘ALSAR’ u gjend pranë jetimëve në qytetin e Korçës.Në përmbushje të këtij projekti të kryer në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘WEFA’ me qendër në Gjermani dhuruan 6 soba gatimi dhe ngrohje si edhe drru zjarri për 20 familje jetimësh.Përfaqësues të ‘WEFA’ të ardhur nga Gjermania u gjenden pranë jetimëve në qytetin e Korçës.
Në kuadër të projektit dimëror dhurohen soba për jetimët.Në përmbushje të projektit dimëror, në ambientet e Fondacionit ‘ALSAR’janë shpërndarë soba ngrohje dhe gatimi për familjet e jetimëve në Tiranë.Përfitues nga ky projekt i mbështetur nga organizata humanitare ‘WEFA’ me qendër në Gjermani, ishin 9 familje jetimësh.