Në përmbushje të projektit dimëror, në ambientet e Fondacionit ‘ALSAR’ janë shpërndarë soba ngrohje dhe gatimi për familjet e jetimëve në qytetin e Koplikut.Përfitues nga ky projekt i mbështetur nga organizata humanitare ‘HASENE ‘ me qendër në Gjermani, ishin 10 familje jetimësh.
Në kuadër të misionit humanitar të Fondacionit ALSAR për t’u qëndruar pranë shtresave në nevojë dhe të realizimit të projekteve humanitare dimërore, u dhuruan për fëmijë jetimë veshje për stinën e ftohtë.Paketa e ndihmës dimërore me veshmbathje përmbante tre apo katër artikuj për çdo fëmijë, xhupa, pantallona, bluza, etj.50 fëmijë jetimë përfituan nga projekti i organizuar në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘WEFA’ me qendër në Gjermani.
Fondacioni ‘ALSAR’ vijon përmbushjen e porjektit dimëror në ndihmë të familjeve të jetimëve dhe shtresave në nevojë.Në kuadër të këtij projekti u shpërndanë drru zjarri për 60 familje.Projekti u realizua në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘HASENE’ me qendër në gjermani.