Fëmijët jetimë shijuan ushqimin e drekës së përbashkët, nën shoqërinë e familjarëve të tyre dhe të deleguarve të organizatës humanitare ‘HASENE’ me qendër në Gjermani.Veç ushqimit të shijuar së bashku, dreka i shërbeu njohjes dhe miqësimit të fëmijëve jetimë dhe të familjarëve shoqërues.Shtrimi i drekës së përbashkët për jetimët është një aktivitet i organizuar dhe në të shkuarën nga Fondacioni ‘ALSAR’ gjithmonë në kërkim të më të mirës për ta.
Në zhvillimin e projektit dimëror, një pjesë e rëndësishme e formave të ndihmave ishte edhe ndihma në ushqime.Në qytetin e Shkodrës, në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘HASENE’ me qendër në Gjermani u shpërndanë 50 pako me ushqime për familjet e jetimëve.
Në aktivitetin humanitar me shumë të pranishëm dhe të ndjekur me interes u shpërndanë 200 fidanëulliri.Fidanët u dhuruan për 10 familje jetimësh në fshatin Zhamë ku çdonjëra prej prej tyre mori 20 rrënjë.Përfituesve të ndihmës me fidanë u është dhënë një mundësi e mirë për të siguruar pas një kohe tëardhura të qëndrueshme dhe për të përmirësuar kushtet e jetesës.Shpërndarja e fidanëve është veç një prej shumë projekteve të vëna periodikisht në zbatim ngaFondacioni ‘ALSAR’Projektin e mbështeti organizata humanitare ‘IHH’...