Në kuadër të misionit humanitar të Fondacionit ALSAR për t’u qëndruar pranë shtresave në nevojë dhe të realizimit të projekteve humanitare dimërore, u dhuruan për fëmijë jetimë veshje për stinën e ftohtë.
Paketa e ndihmës dimërore me veshmbathje përmbante tre apo katër artikuj për çdo fëmijë, xhupa, pantallona, bluza, etj.
50 fëmijë jetimë përfituan nga projekti i organizuar në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘WEFA’ me qendër në Gjermani.
