• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Në kuadër të aktiviteteve tona arsimore dhe humanitare, në ditën e fundit të shtatorit u dhuruan çanta dhe mjete mësimore për nxënësit në shkollën e bashkuar të Kërrabës.Ndihmën e dhënë për të lehtësuar ndjekjen e shkollës e përfituan 150 nxënës, djem e vajza të zonës.Shpërndarjen e dhuratave shkollore e kryen punonjës të Fondacionit ALSAR, së bashku me një përfaqësues të donatorëve.Realizimin e projektit e mundësoi WEFA, organizata e ndihmave me qendër në Gjermani.Veprimtaria dhuruese në shkollën e Kërrabës përbënte fazën...

Fondacioni ALSAR organizoi në Labinot-Katund, në Elbasan, një veprimtari të kushtuar ditëlindjes së Profetit Muhamed (a.s.).Në xhaminë plot me besimtarë dhe besimtare u këndua Kur’an dhe u fol mbi të Dërguarin e Zotit, mbi sunnetin e tij, mbi trashëgiminë udhërrëfyese që ai i la njerëzimit.Këndimin e vargjeve kur’anore e bëri hafizi Osman Özmaden.Ndjekësit e veprimtarisë dëgjuan fjalën e kryetarit të Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, një ligjëratë të shkurtër për ditëlindjen e Profetit Muhamed (a.s.), për rëndësinë e përkujtimit të...

Me rastin e ditëlindjes së Profetit Muhamed (a.s.), në qytetin e Korçës u mbajt këtë të shtunë, më 28 shtator, një simpozium kulturor.Aktiviteti i organizuar nga Fondacioni ALSAR, i quajtur, “Ditëlindja jote: ditëlindja jonë”, mblodhi qytetarë të shumtë në sallën e “Grand Hotel Palace”.Ditëlindja e Profetit, kjo ngjarje me rëndësi të veçantë dhe të jashtëzakonshme në historinë njerëzore, ishte qendra e fjalëve të të gjithë atyre që iu drejtuan të pranishmëve.Simpoziumi u hap me këndim të vargjeve të Kur’anit Famëlartë...