Aktiviteti i Fondacionit ALSAR përmban për çdo shtator zhvillime projektesh në fushën arsimore, në ndërthurje dhe me aspektin humanitar.Me dhurimin e ndihmave të ndryshme, përgjithësisht të mjeteve shkollore, ALSAR u gjendet pranë nxënësve dhe mësuesve, e jep kontribut për një proces të mbarë mësimor.Urimi në nisje të vitit të ri shkollor nuk është një përmbledhje e thjeshtë fjalësh, por pasohet me konkretizimin e vëmendjes për arsimin nëpërmjet veprimtarive të shumta dhuruese.Një javë pasi shkollat hapën dyert dhe pritën nxënësit, ALSAR...
Të vegjël e të rinj, djem e vajza, u kanë dhënë fund pushimeve të verës dhe kanë vërshuar sot në objektet e tyre shkollore. Mbërrijnë në shkollë me energji të reja dhe me synimin e përhershëm për të marrë dije, për t’u arsimuar e për t’u bërë të dobishëm për familjen dhe shoqërinë.Më të vegjlit ulen për herë të parë në bankat e shkollës, provojnë për herë të parë ndjesinë e qenies në një klasë, të ndjekjes së mësimit, e...
Kulturës turke i është dhënë gjatë kësaj jave një hapësirë e gjerë në kryeqytetin e Shqipërisë, për të bërë të njohura elemente të çmuara të thesarit të saj.Një varg aktivitetesh kanë nisur e po ndiqen nga dashamirës e njohës të kulturës së pasur turke, me ndikim të fortë në Ballkan, e posaçërisht te shqiptarët, si bashkudhëtarë në një kohë të gjatë historike.Me këtë rast, të enjten u hap në qendrën “Sotir Kolea”, të Bibliotekës Kombëtare, ekspozita e titulluar, “Copëza nga...