• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Fondacioni ALSAR e përkujtoi pesë vite më parë me një konferencë shkencore 140-vjetorin e themelimit të Shoqëri e të Shtypuri Shkronja Shqip.Siç do të thoshte asokohe, në fjalën e hapjes, kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, nisma për konferencën nuk ishte e rastësishme, por në vazhdën e përmbushjes së misionit të fondacionit për t’i shërbyer çështjes kombëtare, për t’i rikujtuar dhe për t’u ridhënë zë figurave që luftuan në të shkuarën për të, për të risjellë produkte kulturore të...

Botimet ALSAR do t’i jepnin lexuesit muaj më parë, “Çelësat e Fatihasë”, një përmbledhje të librit, “Islami në shtatë versete kur’anore”.Nga i njëjti autor, Abduselam Mukbil El Mexhidi, pason në botim një tjetër titull, për një tjetër sure, en-Nisa.Ky libër, “paraqitës i ndërmjetëm, ekspozues i njohurive kur’anore të sures en-Nisa”, vjen si një ofertë për të vështruar aspekte të mrekullueshme të retorikës novatore dhe të jashtëzakonshme kur’anore.Zbërthyes dhe shpjegues, teksti është i lehtë për t’u përthithur edhe nga një lexues...

Shqipëria dhe Turqia kremtuan vitin e kaluar një përvjetor jubilar, atë të mbushjes së një shekulli nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike. I njëjti vit, 2023-shi, shënonte njëkohësisht dhe 100-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë.Fondacioni ALSAR, si ent me përpjekje të pandalshme në forcimin e këmbëve të urave të vëllazërisë, miqësisë dhe bashkëpunimit të gjatë të popujve tanë dhe të shteteve tona, organizoi me atë rast në Tiranë një simpozium shkencor ndërkombëtar.Pjesëmarrja e gjerë dhe tematika e larmishme e kumtesave...