• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com
Nxënësit në Kërrabë marrin dhuratë çanta dhe mjete mësimore

Në kuadër të aktiviteteve tona arsimore dhe humanitare, në ditën e fundit të shtatorit u dhuruan çanta dhe mjete mësimore për nxënësit në shkollën e bashkuar të Kërrabës.

Ndihmën e dhënë për të lehtësuar ndjekjen e shkollës e përfituan 150 nxënës, djem e vajza të zonës.

Shpërndarjen e dhuratave shkollore e kryen punonjës të Fondacionit ALSAR, së bashku me një përfaqësues të donatorëve.

Realizimin e projektit e mundësoi WEFA, organizata e ndihmave me qendër në Gjermani.

Veprimtaria dhuruese në shkollën e Kërrabës përbënte fazën e dytë e projektit, të nisur me një aktivitet të ngjashëm në nisje të këtij muaji, kur në ambientet e fondacionit u shpërnda një sasi e njëjtë për jetimë. Falë zbatimit të këtij projekti, dhuratën në çanta dhe mjete të tjera shkollore e morën në tërësi 300 nxënës.

ALSAR kontribuon në vazhdimësi për një arsimim sa më të mirë të fëmijëve dhe të rinjve. Aktivitetet janë shpesh bashkëpunime me partnerë të ndryshëm.


a21727769101.jpg

Related Post