Në këtë ditë feste për besimtarët muslimanë, në këtë ditë të madhe kremtimi, Fondacioni ALSAR përcjell urimet më të mira.Ky moment final i një muaji sakrifice, devotshmërie dhe adhurimi meriton të festohet si duhet, meriton të përjetohet si një gëzim më se i përligjur.Përkushtimi ndaj Zotit kapi maja në Ramazan, e bëri krijesën njerëzore më të përulur, më adhuruese, më sfiduese ndaj egos, shumë më të prirur ndaj së mirës dhe shumë më të frenuar ndaj së keqes.Muajin e agjërimit...
Të përfshirë në aktivitet të gjerë humanitar, Fondacionin ALSAR e gjen dhe në ditët e fundit të Ramazanit mes njerëzve, shtresave në nevojë, në ndihmë të tyre.Përshpejtimi i këtij aktiviteti humanitar i detyrohet dhe mbështetjes së dhënë prej partnerëve ndërkombëtarë, aktivë gjithashtu në këtë muaj.ADEMDER, shoqata me qendër në Turqi, mbështeti tre aktivitete, të zhvilluara me sukses dhe me shumë dobi për përfituesit.Në njësinë administrative të Bërzhitës në Tiranë u shpërndanë për shtresa në nevojë 110 pako me artikujt bazë...
Humanizmi i shprehur fort dhe gjerësisht përgjatë Ramazanit mbetet i pandryshueshëm dhe në ditët e fundit të tij.Punonjësit e Fondacionit ALSAR nxitojnë të çojnë në destinacion ndihmën e dedikuar shtresave në nevojë.Shpërndarja e ndihmave në ushqime ka vijuar në dy njësi administrative të Tiranës, në Krrabë dhe Petrelë.Për njerëz në nevojë, pjesëtarë të listave të asistencës ekonomike, në Krrabë janë shpërndarë 150 pako me artikujt bazë ushqimorë, e po kaq, 150, u shpërndanë dhe në Petrelë.TİKA, Agjencia Turke për Bashkëpunim...