Kujdesi i Fondacionit ALSAR për fëmijët në aspektin arsimor vijon gjatë verës me hapjen e kurseve verore. Për një periudhë tremujore u mundësohet atyre një kalim cilësor i kohës, në një ndërthurje të mësimdhënies dhe zbavitjes.Të hapura nga 1 qershori në 31 gusht, në kurset verore jepen dije që i shërbejnë formimit etik, moral dhe besimor të fëmijëve. Veçoritë edukative të këtyre kurseve i bëjnë ato tërheqëse për t’u ndjekur, edhe pse janë në kohë pushimesh.Kurset verore kanë një shtrirje...
Fondacionin ALSAR e vizitoi më 27 qershor një grup akademik nga Mqedonia e Veriut dhe Kosova. Ata u pritën nga kryetari i institucionit, z. Mehdi Gurra.Të ardhur në Tiranë në kuadër të seminarit të parë ballkanik mbi turkologjinë, organizuar nga Universiteti i Nju Jorkut në Tiranë nën kujdesin e Fondacionit Turk Maarif, vizitorët patën një bisedë mjaft të këndshme me mikpritësin.Doc. dr. Seyhan Murtezan İbrahimi, zëvendësrektore e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik në Maqedoninë e Veriut, doc. dr. Elsev Brina Lopar, shefe...
Kurban Bajrami ka sjellë si përherë buzëqeshje e gëzim te fëmijët, të mësuar me marrjen e dhuratave.Jetimët, në veçanti, kanë ndjerë përkujdesin e Fondacionit ALSAR, të shtuar në momente kur ajo merr simbolikë më të fuqishme.Si në çdo Kurban Bajram, për jetimë janë dhuruar veshmbathje të reja, përzgjedhur në qendrat tregtare të kryeqytetit.Në një aktivitet të tillë dhurues, veshmbathje u janë dhuruar 120 jetimëve; përjetues të çasteve të lumtura në shoqëri bashkëmoshatarësh.Dhurimin e veshmbathjeve e ka mundësuar mbështetja e organizatës...