• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Këtë të dielë të fundit të gushtit u përcollën për në Turqi ndjekësit e kurseve të gjuhës turke të organizuara nga Fondacioni ALSAR.Nxënës, studentë, jetimë, të interesuar për mësimin e turqishtes, të tërë ndjekës të kurseve në tre qytete, në Tiranë, Kukës dhe Konispol, do të bëhen pjesë e një kampi veror në Turqi me një pjesëmarrje të gjerë. Ata do t’u bashkohen bashkëmoshatarëve, nxënësve, të ftuarve të tjerë nga Ballkani, kontinenti ynë, e me gjerë.Të nisurit nga Tirana, 90...

Në serinë e botimeve tona, sjellim për lexuesit dhjetë libra me tregime për të dërguarit e Zotit.Janë histori kur’anore të thjeshtuara, të shoqëruara me ilustrime, për një lexues ende të parritur mirë. Botimi u kushtohet fëmijëve, me tekste tërheqëse dhe të lexueshme lehtësisht prej tyre.Dhjetë librat janë përkthime nga boshnjakishtja. Rrëfenjat ngjallin kureshtjen e të vegjëlve dhe u japin mësime të çmueshme, ndërsa ilustrimet i bëjnë më të përthithshme historitë.Tregimet fillojnë me Ademin, njeriun e parë mbi tokë, dhe përfundojnë...

Vetëm pak javë pasi Fondacioni ALSAR mbajti në Konispol simpoziumin shkencor për 80-vjetorin e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë, është kthyer sërish atje për realizimin e një projekti kulturor.Këtë të mërkurë u zhvillua një aktivitet dhurues, ndihmues për gjallërimin e jetës kulturore të Konispolit. Një ceremoni iu kushtua dhurimit të 300 titujve të librave, dhënë në dy kopje, dhe materialeve të ekspozitës “Çamëria”. Po ashtu u dhuruan dhe 20 mbajtëse të materialeve të ekspozitës, së përuruar fillimisht një muaj më...