• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Festa e përvitshme e librit në kryeqytet ka hapur dyert këtë të mërkurë në Pallatin e Kongreseve, për të pritur deri të dielën të apasionuar pas leximit e kureshtarë të çdo moshe.Ky është edicioni i 27-të i Panairit të Librit në Tiranë, një hapësirë e gjerë e ekspozimit të punës së dhjetëra shtëpive botuese.Nëntori nuk mund të kuptohet më pa këtë ngjarje të madhe kulturore, që mbledh autorë të shumtë e ofron një mori aktivitetesh promovuese dhe çmimdhënëse.Si për çdo...

Në kuadër të aktivitetit tonë humanitar, dhe të përparësisë së pandërprerë për fëmijët jetimë, është bërë ndarja e një sasie mishi “Adak”.Procesi shpërndarës u krye në mjediset e Fondacionit ALSAR, ku ndihma u tërhoq nga jetimë dhe të afërm të tyre.Sasinë e përfituan 50 familje jetimësh të qytetit të Tiranës, mirënjohëse për ndihmën dhe përkujdesin e treguar ndaj tyre.Realizimin e shpërndarjes së mishit “Adak” e mundësoi EMİN, organizata me qendër në Gjermani.EMİN mbështet në mënyrë periodike aktivitete humanitare të Fondacionit...

Në vargun e disa botimeve të reja të sjella nga ALSAR-i për publikun në këtë fund tetori gjendet dhe përmbledhja e kumtesave në aktivitetin promovues të veprës studimore të prof. dr. Ismail Ahmedit.Ceremonia promovuese do të organizohej nga Fondacioni ALSAR dhe nga Shtëpia Botuese Logos-A, me qendër në Maqedoninë e Veriut.Aktiviteti ishte një vlerësim për veprën e profesor Ismail Ahmedit, për veprimtarinë e tij si pedagog, përkthyes, studiues, filolog, etj.Duke dashur që të plotësohet ky kuadër promovues, u përgatit dhe...