Në kuadër të takimeve të tij të punës në kryeqendrën administrative të Turqisë, kryetari i Fondacionit ALSAR bëri një vizitë në ambientet e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, TİKA.Z. Mehdi Gurra u prit në Ankara në takime më vete nga kryetari i TİKA-s, z. Serkan Kayalar, dhe nga nënkryetari, z. Mahmut Çevik.Në atmosferë tejet mikpritëse, në takime u përcoll kontributi i jashtëzakonshëm i TİKA-s në vendin tonë dhe rëndësia e aktivitetit të gjerë të saj në forcimin e vazhdueshëm...
Kryetari i Fondacionit ALSAR ka kryer në kryeqytetin e Turqisë një vizitë në selinë e konfederatës sindikale HAK-İŞ, në kuadër të një udhëtimi pune.Z. Mehdi Gurra është pritur nga kryetari i konfederatës HAK-İŞ, z. Mahmut Arslan. Në pritje ka qenë i pranishëm dhe nënkryetari i konfederatës HAK-İŞ, z. Devlet Sert, njëherësh dhe kryetar i Sindikatës së Shëndetësisë në Turqi, ÖZ SAĞLIK-İŞ.Z. Gurra i falënderoi mikpritësit për pritjen e ngrohtë. Biseda miqësore kishte pjesë të natyrshme të saj bashkëpunimin e gjatë...
Në kuadër të aktivitetit humanitar të Fondacionit ALSAR është shpërndarë në fundjavë një ndihmë materiale për pjesëtarë të komunitetit të romëve.Veprimtaria u zhvillua të shtunën, më 15 shkurt, në bashkëpunim me shoqatën “Romët për integrim”.Ndihmën materiale në dyshekë e morën 40 familje të komunitetit të romëve, në kushte të vështira jetese dhe në nevojë për përkrahje.Ky komunitet e ka të vazhdueshme mbështetjen e Fondacionit ALSAR, të shpeshtë dhe të larmishme në ndihmën e dhënë.Dhurimi i dyshekëve u krye përmes realizimit...