• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Fondacioni ALSAR dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) e kanë nisur bashkëveprimin e tyre në Ramazan me shpërndarjen pak para ardhjes së këtij muaji të pakove ushqimore për fëmijët jetimë të Tiranës.Ceremonia tanimë e përvitshme është zhvilluar të enjten, më 27 shkurt, në pallatin e sportit “Farie Hoti”. Në të kanë marrë pjesë kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, dhe koordinatori i TİKA-s në Tiranë, z. Mustafa Ata.Jetimë dhe të afërm të tyre ishin pjesë e ceremonisë...

Fondacioni ALSAR e ka vijuar aktivitetin humanitar të këtyre ditëve me një veprimtari në Korçë, ku janë shpërndarë pako me artikuj ushqimorë.Për familje në nevojë të zonës së Korçës janë dhënë 200 pako ushqimore; ndihmë e konsiderueshme për nevojtarë të gjërave më esenciale të jetesës.Shpërndarja e kësaj sasie u mundësua nga mbështetja e organizatës së ndihmave me qendër në Gjermani, HASENE.Veprimtaria humanitare në Korçë pasoi atë në Pogradec, si pjesë e një kontributi të gjerë humanitar nga HASENE në këtë...

Kontributi humanitar i Fondacionit ALSAR në ndihmë të shtresave në nevojë të shoqërisë sonë u konkretizua gjatë këtyre ditëve dhe me një aktivitet në Shkodër.Në fokus të ndihmës ushqimore të dhënë ishin pjesëtarë të Shoqatës së Paraplegjikëve dhe Tetraplegjikëve, edhe më herët përfitues të mbështetjes humanitare të ALSAR-it.Po ashtu ndihmë ushqimore u dha dhe për komunitetin e besimtarëve në njësinë administrative Ana e Malit.Për njerëz e familje në nevojë në tërë veprimtarinë në Shkodër u shpërndanë 200 pako me ushqime.Aktiviteti...