• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Fondacioni ALSAR zhvilloi në mesin e kësaj jave, më 23 janar, një veprimtari të karakterit kulturor dhe arsimor në Universitetin “Fan S. Noli”, e cila përmbante paraqitjen e dy titujve nga Botimet ALSAR dhe dhënien e këstit të parë të bursave për studentë të këtij institucioni të arsimit të lartë.Moderimin e veprimtarisë me pjesëmarrje të gjerë e bëri prof. as. dr. Aida Mosko, zëvendësrektore e Universitetit “Fan S. Noli”, ndërsa mbajtën fjalë përshëndetëse rektori, prof. dr. Lorenc Ekonomi, dhe kryetari...

Aktiviteti botues i ALSAR-it vijon në vitin e ri kalendarik me të njëjtin intensitet si në pararendësin. Nga Botimet ALSAR vijnë për lexuesit katër libra të rinj.Dritën e botimit sapo e kanë parë titujt, “Sufizmi dhe ekonomia”, “Mësime rreth predikimit të Islamit”, si dhe tekstet në anglisht dhe turqisht të përmbledhjes së kumtesave të simpoziumit shkencor të kushtuar 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve zyrtare mes Shqipërisë dhe Turqisë.“Sufizimi dhe ekonomia – koncepti dhe praktikat ekonomike të sufijve” është një vepër...

Fondacioni ALSAR ka zhvilluar një aktivitet me karakter humanitar dhe arsimor në zonën e Trebishtit, në qarkun e Dibrës.Për t’u ardhur në ndihmë nxënësve me një artikull të domosdoshëm, është realizuar dhurimi i çantave të shkollës për dhjetëra fëmijë.Përfitues të kësaj dhurate ishin nxënësit e shkollës 9-vjeçare “10 Dëshmorët” në Trebisht.Në aktivitet merrte pjesë përfaqësuesi i IHH-së me qendër në Holandë, organizatës me të cilën ALSAR bashkëpunon në realizimin e projekteve të ndryshme.Çantat u dhanë për 115 nxënës, të lumturuar...