Në vargun e projekteve humanitare të Fondacionit ALSAR për muajin e begatë të Ramazanit zë vend për çdo vit në mënyrë të patjetërsueshme dhe dhënia e iftareve.I tërë ky aktivitet organizohet dhe zhvillohet në dy forma, si shtrim iftaresh dhe si shpërndarje e tyre në formë të paketuar, të parapërgatitur.I shërben kjo dhënie iftaresh mbledhjes rreth një tryeze të agjëruesve, si dhe ardhjes në ndihmë të komuniteteve në nevojë.Ky Iftar i dhënë kështu ka brenda humanitetin, solidaritetin, socializimin; përfshin ndihmën...
03
MarMe nisjen e ditëve të begata të muajit të madhërueshëm të Ramazanit, Fondacioni ALSAR u përcjell të gjithë besimtarëve urimin për agjërim të lehtë e të pranuar te Zoti i gjithësisë!Privimet e këtij muaji le t’u shërbejnë agjëruesve për të përmirësuar qenien e tyre, brendinë dhe të jashtmen e tyre, për t’ua zbukuruar shpirtin, zemrën dhe sjelljen!Le të shndërrohet ky vrapim njëmujor drejt përsosjes dhe kërkimit të fitimit të kënaqësisë së të Plotfuqishmit në një pasion që do ta shoqërojë...
Fondacioni ALSAR ka zhvilluar një aktivitet dhurues të kushtuar ndjekësve të kurseve fundjavore të mësim-edukimit.Për 400 ndjekës të këtyre kurseve është dhënë kompleti me tregime për të dërguarit e Zotit, përbërë nga dhjetë libra me ilustrime.Botuar nga ALSAR, librat janë të lehtë për t’u lexuar dhe i përshtaten moshës së ndjekësve të kurseve. Ato përmbajnë tekste të dobishme, njohuri të vlefshme për profetë, njerëz dhe ngjarje.Dhurimin e mbështeti organizata IHH me qendër në Holandë.Dhënia e kompletit të librave përkon me...