• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Në aktivitet të ngjeshur humanitar përgjatë tërë këtij muaji, Fondacioni ALSAR shpërndan ndihma ushqimore për shtresa në nevojë në pjesë të ndryshme të vendit.E bën këtë me një varg partnerësh, bashkëpunëtorë të hershëm dhe të rinj në fushën humanitare.Falë ndërveprimit në Ramazan me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) po zhvillohet shpërndarja e një sasie të madhe ndihme ushqimore.Aktiviteti i radhës ishte në verilindje të vendit, në një segment që përfshiu Burrelin, Klosin dhe Bulqizën, Dibrën në një kuptim...

Fondacioni ALSAR dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) vazhdojnë aktivitetin e përbashkët humanitar gjatë muajit të agjërimit.Ndihmat ushqimore vijojnë të shpërndahen në destinacione të ndryshme, duke mbartur krahas lehtësimit ekonomik dhe frymën e solidaritetit human, specifike për këtë muaj.Punonjësit tanë kanë përshkuar me ndihma një segment të gjatë që përfshin Gramshin, Kuçovën, Beratin, Poliçanin dhe Skraparin.Për banorë të këtyre zonave, posaçërisht për familje jetimësh dhe në nevojë, janë dhënë 100 pako me ushqime.Ndihma është pritur kudo krahëhapur, me...

Ditët e solidaritetit human në Ramazan ndjekin njëra-tjetrën mbushur me aktivitete të kushtuara shtresave në nevojë, të ndihmuara nëpërmjet shpërndarjes së pakove ushqimore.Fondacioni ALSAR realizoi me sukses gjatë kësaj jave dhe dhurimin e ndihmës ushqimore në një segment drejt jugut të vendit.Pakot me artikujt bazë ushqimorë u ndanë për banorë të Tepelenës, Këlcyrës dhe Përmetit.Për jetimë dhe familje në nevojë të këtyre vendqëndrimeve u dhanë 150 pako ushqimore.Aktivitetin e mundësoi mbështetja nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), me...