• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Ndërsa Ramazani u afrohet ditëve të fundit të tij, Fondacioni ALSAR nuk resht së zhvilluari aktivitete humanitare.Shtrimi i iftareve, ky aktivitet i përhershëm në muajin e agjërimit, vazhdon rrugëtimin e tij dhe mbledh rreth tryezave të përbashkëta njerëz e shtresa të ndryshme të shoqërisë, duke kontribuar në forcimin e kohezionit social.Fondacioni ALSAR ka shtruar së fundi dhe një iftar në Shkodër për 150 persona.Shtrimin e iftarit e ka mbështetur TİKA, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, si shpesh gjatë Ramazanit...

Në kuadër të aktiviteteve në muajin e Ramazanit, mjediset e Fondacionit ALSAR i kanë vizituar dy prej nënkryetarëve të Sindikatës së Shëndetësisë në Turqi, ÖZ SAĞLIK-İŞ.Z. Süleyman Doğan dhe z. Mustafa Özüpek janë pritur nga kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra.Mysafirët kanë marrë pjesë dhe në një veprimtari dhuruese, të kushtuar fëmijëve të kurseve të mësim-edukimit të Fondacionit ALSAR.Në një prej xhamive të Tiranës, në xhaminë Babrru, është bërë dhurimi i 100 kompleteve me dhjetë libra nën titullin, “Rrëfenja...

Fondacioni ALSAR ka qenë të shtunën e 22 marsit në qytetin e Peshkopisë, ku ka zhvilluar dy aktivitete në kuadër të muajit të madhërueshëm të Ramazanit.Është shpërndarë së pari një sasi e konsiderueshme ndihme në ushqime për familje në nevojë të qytetit verilindor dhe të rrethinave të tij.Pakot me artikujt bazë ushqimorë janë ndarë për 200 familje në nevojë.Radhën më pas e ka pasur shtrimi i një iftari për 150 persona në një ambient të këndshëm.Përfaqësuesit e Sindikatës së Shëndetësisë...