• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Të dërguarit e medresesë në Tekirdağ, Uluslararası Şehit Münür Alkan Anadolu İmam Hatip Lisesi, morën sot në pyetje nxënësit e interesuar për ndjekjen e studimeve në të.Procesi i një provimi me shkrim dhe i marrjes në pyetje të çdo individi u bë në ambientet e Fondacionit ALSAR, aty ku të interesuarit e kishin bërë tashmë aplikimin.Përfaqësia e institucionit arsimor turk në Tekirdağ, e përbërë nga katër pjesëtarë të trupës arsimore, ua bëri të njohur fillimisht aplikuesve nëpërmjet pamjeve filmike ambientet...

Larg qytetit, në mal, nga i nxehti përvëlues në freskinë e lartësive, ndjekësit e shkollës verore të Fondacionit “ALSAR” u çuan në mesjavë në Dajt për të kaluar një ditë çlodhëse dhe argëtuese.Shend e verë nga një muaj i kaluar duke dëgjuar mësime për moralin, besimin, edukatën, fëmijët përjetuan dhe gëzimin e piknikut të organizuar aq bukur në një peizazh mahnitës dhe mjedis çlodhës.Lojërat, konkurset dhe dreka e shtruar në mal, në pllajë, ua bënë të lumtur ditën jetimëve. Ca...

Nëse kërkon një të përbashkët në tre shtyllat e aktivitetit të Fondacionit “ALSAR”, përkujdesin për fëmijët, sidomos për jetimët, e gjen si në aspektin humanitar, arsimor dhe kulturor.Kujdesi për ta i përket së shkuarës, së sotmes dhe së nesërmes së fondacionit. Në formim e sipër, të brishtë, ca prej tyre dhe pa ngrohtësinë e një familjeje të plotë, nevojën për ndihmë, për kujdes, për këshillë, e kanë të qenësishme, të domosdoshme. Filiza të së ardhmes, ata duhen ushqyer me edukatën...