Stacioni i dytë në realizimin e projektit të Fondacionit ALSAR për shpërndarjen e çantave të shkollës dhe të mjeteve të tjera didaktike në këtë fillim të vitit të ri shkollor ishte Lazarati, në Gjirokastër.Fëmijë të shumtë u mblodhën në një ambient të hapur të lokalitetit për të marrë çantat shkollore të dhuruara nga Fondacioni ALSAR.Për ta u shpërndanë 350 çanta dhe mjete didaktike, të nevojshme për një nisje të mbarë të shkollës.ALSAR e konsideron shkollimin e duhur të brezit të...
Shtatori i kthen nxënësit në bankat e shkollës, për të marrë dije dhe për t’u përgatitur për jetën. Dëshirës së madhe të fëmijëve dhe të rinjve për t’u arsimuar shpesh nuk i përgjigjet mundësia e kufizuar e prindërve për t’ua plotësuar nevojat për mjete didaktike, përgjithësisht në zona të varfra të vendit.I ndjeshëm ndaj nevojave të komuniteteve, i gatshëm për t’u ardhur në ndihmë shkollave dhe nxënësve, Fondacioni ALSAR për çdo vit shkollor dhuron çanta dhe mjete të tjera didaktike....
Fundi i stinës së verës sjell dhe mbarimin e kurseve verore, të hapura nga Fondacioni ALSAR, në bashkëpunim me donatorë të huaj.Punonjës të fondacionit e ndoqën nga pranë gjatë javës së shkuar zhvillimin e këtyre kurseve në pjesë të ndryshme të vendit. Me interes qe të shihej efikasiteti i këtyre kurseve verore në edukimin dhe në zbavitjen e shëndetshme të fëmijëve në muajt e verës.Konstatimet ishin pozitive, konkluzionet gjithashtu: një veprimtari e përvitshme e ALSAR-it, kurset verore u vlejnë vërtet...