11
MarFondacioni ALSAR shpërndau sot, më 16 mars, bursat e ekselencës të akorduara për studentë të degëve të ndryshme të Universitetit të Tiranës. Ceremonia e dhënies së bursave u zhvillua në një auditor të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, në bashkëpunim me dekanatin e tij.Të pranishmëve në ceremoni iu drejtua me një fjalë dekani i këtij fakulteti, prof. dr. Sabri Laçi, i cili u përqendrua te rëndësia e bashkëpunimeve me institucione të tilla si Fondacioni ALSAR në ndihmë të arsimimit...
Fondacioni ALSAR dhe IHH me qendër në Holandë realizuan gjatë tre ditëve të para të kësaj jave projektin e dhurimit të çantave shkollore dhe mjeteve kancelarike për ndjekësit e vegjël të kurseve fundjavore.Në Tiranë, Kavajë, Lushnjë, Durrës, Elbasan dhe Fushë-Krujë, 470 fëmijë që ndjekin kurset etiko-moralo-besimore, për një edukim më të mirë të tyre, morën në datat 15-17 nëntor çanta shkollore, mjete kancelarike dhe libra jashtëshkollorë.Ndjekjen dhe realizimin e projektit e ndoqën nga afër dy përfaqësues të IHH-së me qendër...
Pas një procesi përzgjedhës, të bazuar në vlerësimet e komisionit prej tre anëtarësh e të kryesuar nga prof. dr. Seit Mansaku, Fondacioni ALSAR bën të njohur listën me emrat e studentëve që kanë fituar të drejtën e marrjes së bursës së ekselencës për vitin akademik 2021-2022.Përzgjedhja u mbështet në kriteret e përcaktuara të vlerësimit të dokumentacionit përkatës dhe në intervistat e studentëve.I konsideruar një projekt parësor dhe strategjik në fushën e aktivitetit arsimor të Fondacionit ALSAR, “Programi i akordimit të...