• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Me urimin për udhëtim dhe shkollim të mbarë janë përcjellë për në Turqi nxënës të cilët kanë fituar të drejtën për ta vijuar atje ndjekjen e shkollës së mesme.Të përcjellë nga prindër dhe të afërm, ata janë nisur drejt një vendi ku do ta ndiejnë menjëherë mikpritjen dhe do ta kenë të lehtë përshtatjen.Të ndihmuar nga Fondacioni ALSAR në procesin e aplikimit, të rinjtë dhe të rejat do të fillojnë një udhëtim të ri në fushën e dijes në një...

Fondacioni ALSAR nuk resht së ndihmuari brezin e ri në udhën e dijes. E bën këtë nëpërmjet projekteve të ndryshme dhe në bashkëpunim me partnerët. Projektet shpeshtohen, marrin më tepër vrull, me nisjen e vitit të ri shkollor dhe akademik.Dhënia e bursave të ekselencës është një prej projekteve arsimore të realizuara vit pas viti, për t’u ardhur në ndihmë studentëve të shkëlqyer, për t’i nxitur të përkushtohen më tepër në përgatitjen e tyre universitare.Projekti ka nisur të realizohet dhe për...

Të hapura si për çdo vit, në kuadër të një projekti afatgjatë për mirërritjen e brezit të ri, kurset verore të mësim-besimit janë vëzhguar nga afër nga punonjës të Fondacionit ALSAR.Vëmendja është përqendruar në ecurinë e tyre, në efikasitetin e mësimeve të dhëna. Inspektimi është bërë në tetë kurset, të ndjekura nga fëmijë të moshës nga 8 në 15 vjeç.Ndryshe nga shkolla verore, e hapur vetëm në kryeqytet dhe për një numër më të kufizuar ndjekësish, kurset verore u krijojnë...