Përgjatë ditës së sotme promovimi i veprave letrare nuk ka qenë aktiviteti i vetëm për ‘Fondacionin Alsar’. Pas aktivitetit të parë, për studentët e ekselencës në universitetet publike shqiptare u shpërndanë bursa ekselence.Nga akordimi i bursave të ekselencës përfituan tetëdhjetë studentë nga fakultete dhe degë të ndryshme për të cilët mbështetja nga ‘Fondacioni Alsar’ do të vijojë.‘Fondacioni Alsar’ do të jetë në krah të studentëve duke asistuar për të krijuar kushte sa më të përshtatshme për mundësimin e studimeve në...
E marta ishte e mbushur me aktivitete humanitare në ndihmë të jetimëve, por ajo pati dhe një veprimtari të veçantë.Studentë të shkëlqyer të universitetit publik morën dhuratë pako me libra, botime të Fondacionit ALSAR.Shpërndarja u krye në sallën e konferencave të fondacionit, në praninë e përfaqësuesve të entit dhurues.Pakot përmbanin tituj të ndryshëm të Botimeve ALSAR, dhuruar 25 studentëve, vajza e djem në ecje në rrugën e dijes.Një ndihmë e çmueshme për këta studentë, që të tashmen e tyre e...
Fondacioni ALSAR ka zhvilluar në ditët e para të kësaj jave procesin përzgjedhës të studentëve që do t’u jepen bursa studimi për vitin akademik 2022-2023.Në shqyrtim u morën dosjet e aplikantëve, ndërsa vetë ata dolën para komisionit përzgjedhës. Vlerësime u dhanë për notat e tyre të larta dhe paraqitjen e mirë gjatë marrjes në pyetje.Si aplikues ishin studentë ekselentë të universiteteve publike në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër dhe Korçë. Rezultatet e procesit përzgjedhës qenë brenda pritshmërive.Komisioni bëri vlerësimet e duhura,...