• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Në një kohë të trazuar dhe me zhvillime ndërkombëtare me ndikim mbi të gjithë globin, janë me rëndësi pikëpyetjet dhe parashikimet për Ballkanin.Dr. Fidan Mustafa i paraqet publikut në këtë kontekst qasjen e tij studimore, të parashtruar në librin, “Gjeopolitika e Ballkanit – E ardhmja e shqiptarëve në rajon”.Në faqet e veprës gjenden analiza koherente dhe shtjellime në detaje të temave të trajtuara.Idetë dhe konkluzionet e autorit meritojnë vëmendje, ndihmuese për të parë përtej ngjarjeve të ditës.Botimet ALSAR e mundësuan...

Në radhën e titujve të rinj të Botimeve ALSAR vihet tani një përmbledhje ilustruese e figurave që udhëhoqën për shekuj Perandorinë Osmane.“Album me portretet e sulltanëve osmanë” sapo ka parë dritën e botimit dhe shpejt do të jetë në duart e lexuesve.Portretet përfshijnë jetëshkrime të shkurtra, të cilat i japin plotësinë e duhur botimit, të punuar me mjaft kujdes.Botimi është në tre gjuhë, në shqip, anglisht dhe turqisht, siç mund të vihet re që në leximin e titullit.Me të dhe...

Në kuadër të aktiviteteve arsimore dhe kulturore të Fondacionit ALSAR, dhe në vijim të projektit afatgjatë, “Libri, dhurata më e çmuar”, qindra tituj librash janë dhuruar për studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës.Ceremonia e dhurimit u mbajt sot, më 17 janar, në auditoret e këtij fakulteti, me praninë e shumë ndjekësve të studimeve të larta të interesuar për të përfituar nga kjo dhuratë e veçantë.Në aktivitetin e organizuar në bashkëpunim me departamentet e fakultetit mbajti një...