• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Koha, lëvizja, pështjellimi njerëzor dhe intelektual, e kanë sjellë në nivelin e sfidës së njëmendtë ruajtjen e trashëgimisë kolektive. Gjuha e nënës është diçka e mbartur vetvetiu ngado ku shkohet, pa pyetur për largësi, e ruajtur qoftë dhe në pak fjalë deri në frymën e fundit. Ndryshe themelit të njeriut global, të endur në një pistë akulli, në një rrëshqitje të gjallë dhe të gjatë në gjetjen e mirëqenies materiale. Formimi, konstrukti i tij mental dhe ideor, nuk ka të...

Botimet ALSAR i japin lexuesit një tjetër libër me autorësi nga Burhan Al Din Sejdi Fili, një rrëfim intrigues dhe emocionues.Lëvrues i poezisë dhe prozës, Burhan Fili vazhdon të shkruajë dhe të botojë me të njëjtin zell, duke shfrytëzuar si lëndë të krijimeve të tij dhe përvoja vetjake.“Arratisja spektakolare” është një produkt i tillë letrar, tregimi me mjeshtëri i një realiteti të jetuar.Thjeshtësia në të shkruar përbën karakteristikë esenciale të këtij autori që ende ka çfarë t’i japë dhe t’i...

Botimet ALSAR sjellin një vepër të karakterit enciklopedik, me njohuri dhe të dhëna për historinë e botës islame.Kjo vepër në dy vëllime, një botim i ri, i sapodalë nga shtypi, përbën një bazë të mirë dijeje dhe vlen për lexim si për kureshtarët dhe për studiuesit e fushës.“Enciklopedia e historisë së botës islame” do të përgatitej për botim në gjuhën arabe nga një ekip kërkimor e shkencor i studimeve islame në Kajro.Vepra është mes botimeve tona të para të këtij...