“Shejhu El-Islam Mustafa Sabri” është titulli i librit më të ri të nxjerrë nga Botimet ALSAR. Ai i kushtohet një figure me emër, të spikatur në fundin e Perandorisë Osmane.Autori, Teufik Islam Jahja, një njohës nga afër i tij, i dedikon këto fjalë në libër, të cilat ia përmbledhin dimensionet e lartësisë: “Dijetari me famë botërore, me mendje të jashtëzakonshme, kujtesë të rrallë, ide të shndritshme, i pakrahasueshëm me bashkohësit e tij, profesori i dijetarëve të brezit të tij, krenaria...
Në ambientet e Fondacionit ALSAR u prit dhe mbajti ligjëratë një mysafir nga Palestina, z. Abdurrezak Metani, arkeolog dhe studiues, autor i shumë librave dhe artikujve.Ai shoqërohej nga drejtues të shoqatës Burak, me qendër në Stamboll, z. Adem Yenihayat dhe z. Nihat Mörgül.Të pranishmëve të shumtë në sallën e konferencave u foli së pari kryetari i shoqatës Burak, z. Adem Yenihayat.Pas tij e mori fjalën studiuesi Abdurrezak Metani, i cili i njohu dëgjuesit me trashëgiminë islame në Palestinë dhe Jordani.Hapësirë...
Fondacioni ALSAR pati këtë të enjte një mysafir të veçantë, ambasadorin e Republikës së Turqisë në vendin tonë, z. Tayyar Kağan Atay.Përfaqësuesin më të lartë diplomatik të Turqisë në Tiranë e priti kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra.Ai i uroi mirëseardhjen mikut të çmuar dhe vijoi më pas me të një bisedë të ngrohtë dhe të frytshme. Z. Gurra e njohu ambasadorin e ri turk, në detyrë prej pak muajsh, me aktivitetin e gjerë të Fondacionit ALSAR.Veprimtaritë humanitare, arsimore...