Në vijimësinë e realizimit të platformës së promovimit të vlerave të solidaritetit human dhe përkujdesjes ndaj shtresave shoqërore në nevojë, gjatë muajit qershor, është realizuar në bashkëpunim me autoritetet e pushtetit lokal shpërndarja e kontigjentit të III-të të ndihmave në pako ushqimore për 3200 familje, duke u mbështetur në marrëveshje protokollare bashkëpunimi sipas një grafiku kalendarik të shpërndarjes së tyre.Projekti i realizuar në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës për dhurimin e ndihmave ushqimore për 1000 familje në nevojë të njësive...
SOLIDARITETI HUMAN NË PRAG TË MUAJIT TË BEGATË TË RAMAZANIT: KONTIGJENTI I I-RËFondacioni ”Alsar” me rastin e muajit të Madhëruar të Ramazanit, në kontekstin e ndërmarrjes së nismave për promovimin e vlerave të solidaritetit human dhe përkujdesjes ndaj shtresave të varfra shoqërore, tashmë me një traditë 12- vjeçare ka nisur platformën e tij të veprimtarive me karakter social dhe humanitar për t’ju ardhur në ndihmë familjeve të kategorive sociale në nevojë duke kontribuar sadopak në lehtësimin e vështirësive të tyre...
Në një vend si Shqipëria, ku politikat sociale janë të kufizuara për shkak të të ardhurave të pamjaftueshme në nivel kombëtar, jeton një numër i madh njerëzish e familjesh të varfra, që si shpresë të vetme, për një jetesë normale, kanë dashamirësinë e shoqërisë.Për të vijuar sigurimin e ndihmës për këto shtresa të varfra, Fondacioni “Alsar” në kuadër të zhvillimit të veprimtarive humanitare realizoi në datën 24 shkurt 2018, në bashkëpunim me Bashkinë Belsh, projektin “Solidariteti human në ndihmë të...