Është kurorëzuar me sukses restaurimi i shtëpisë së fëmijës jetim Ahmet Sula, një projekt ky që konsistoi në normalizimin e kushteve të banimit dhe përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë së jetesës së kësaj familje.Fondacioni “ALSAR” pas konstatimit të gjendjes së amortizuar të shtëpisë dhe kushteve të rënda në të cilën banonte kjo familje në fshatin Brar të Tiranës, mundësoi zbatimin e projektit për rikonstruksionin e plotë të saj gjatë muajve prill – maj 2018.Ky projekt konsistoi në restaurimin e plotë...
Në një atmosferë festive, është zhvilluar programi “Të festojmë së bashku”, gjatë së cilit u realizua shpërndarja e dhuratave për fëmijët jetimë, me synimin që me ndjenja të sinqerta solidariteti, në një atmosferë festive t’iu ofrojë atyre mbështetjen dhe t’iu ngjallë ndjenjat e besimit dhe të shpresës për të ardhmen.
Fondacioni “ALSAR” në bashkëpunim me Agjencinë “TIKA” e Turqisë ka realizuar shpërndarjen e kontigjentit të dytë të ndihmave në pako ushqimore nga i cili përfituan 3500 familje të fëmijëve jetimë në mbarë vendin , në ditët e solidaritetit human ndaj familjeve e shtresave sociale në nevojë me rastin e muajit të begatë të Ramazanit. Duke u perpjekur kështu për të trokitur në derën e shtëpisë se çdonjërit prej tyre, qoftë edhe në një distancë të largët gjeografike, për të kontribuar...