• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com
SOLIDARITETI HUMAN NË PRAG TË MUAJIT TË BEGATË TË RAMAZANIT: KONTIGJENTI I I-RË

SOLIDARITETI HUMAN NË PRAG TË MUAJIT TË BEGATË TË RAMAZANIT: KONTIGJENTI I I-RË

Fondacioni ”Alsar” me rastin e muajit të Madhëruar të Ramazanit, në kontekstin e ndërmarrjes së nismave për promovimin e vlerave të solidaritetit human dhe përkujdesjes ndaj shtresave të varfra shoqërore, tashmë me një traditë 12- vjeçare ka nisur platformën e tij të veprimtarive me karakter social dhe humanitar për t’ju ardhur në ndihmë familjeve të kategorive sociale në nevojë duke kontribuar sadopak në lehtësimin e vështirësive të tyre ekonomike dhe në krijimin e një atmosfere festive.

Programi i ndihmës dhe solidaritetit human në këtë fazë të parë në prag të këtij Muaji të Begatë, nisi me datë 8 maj 2018, dhe gjatë 3 ditëve radhazi u mundësua dhurimi i 1150 pakove ushqimore në qytete të ndryshme të vendit, respektivisht për:

  • 300 familje të Bashkisë Devoll;
  • 300 familje të njësisë administrative Leskovik;
  • 300 familje të komunitetit rom “ Instituti për dinjitet njerëzor ”, Pogradec dhe Tiranë;
  • 150 familje për “Shoqatën kombëtare të prindërve për kujdesin e fëmijëve me aftësi të kufizuar”.
  • 100 familje të komunitetit rom realizuar në bashkëpunim me “Shoqata romët për integrim”,Tiranë.
NrVendi  zhvillimitSubjekti bashkëpunuesNumri familjeve1DevollBashkia Devoll300 familje2LeskovikNjësia administrative Leskovik300 familje3Pogradec dhe Tiranë“Instituti për dinjitet njerëzor”300 familje4TiranëShoqata KPKFAK150 familje5Tiranë“Shoqata romët për integrim”100 familje4 qytete 1150 persona

 

Ky program u mundësua falë kontributit të ofruar nga Fondacioni i Ndërkombëtar i Ndihmave “HASENE – ADEV” me qendër në Gjermani, mbështetur dhe në një marrëdhënie bashkëpunimi të suksesshme edhe me drejtuesit e autoriteteve lokale.

Ishin këto ditë të solidaritetit human ndaj familjeve e shtresave sociale në nevojë, shprehje të urimit të mirëseardhjes për këtë muaj të bekuar.

  • DSC_2312 (Custom)
  • DSC_2531 (Custom)
  • DSC_2523 (Custom)
  • DSC_2499 (Custom)
  • DSC_2402 (Custom)
  • DSC_2422 (Custom)
  • DSC_2447 (Custom)
  • DSC_2464 (Custom)
  • DSC_2470 (Custom)
  • DSC_2339 (Custom)
  • DSC_2306 (Custom)
  • DSC_2319 (Custom)
  • DSC_2332 (Custom)
  • DSC_2352 (Custom)
  • DSC_2482 (Custom)
  • DSC_2539 (Custom)
  • DSC_2543 (Custom)
  • DSC_2522 (Custom)
  • DSC_2548 (Custom)
  • DSC_2550 (Custom)
  • DSC_2551 (Custom)
  • DSC_2554 (Custom)
  • DSC_2559 (Custom)
  • DSC_2560 (2) (Custom)

Related Post