• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Një prej tre shtyllave të veprimtarisë së Fondacionit “ALSAR” prej ditës së parë së themelimit të tij është aktiviteti humanitar, që përfshin gjithçka në ndihmë të njerëzve, në ndihmë të një shoqërie në tranzicion e me shumë nevoja.Shtresa sociale në nevojë, fëmijë jetimë, familje pa të ardhura, institucione të ndryshme, marrin mbështetje gjatë vitit prej Fondacionit “ALSAR”; ndihmë monetare dhe ushqimore, në veshmbathje dhe në artikuj të jetës së përditshme, logjistike dhe infrastrukturore, marrin trajtim të përgjithshëm dhe të posaçëm.

Fondacioni “Alternativa e së Ardhmes” (ALSAR) organizoi me datë 30 korrik 2019 në Sallën “Unesko” të Muzeut Historik Kombëtar  në Tiranë një veprimtari  kushtuar fëmijëve jetimë “Ndihmesa për jetimin, ndihmë e shquar për shëndetin moral të shoqërisë”, ku u realizua dhe shpërndarja e ndihmës monetare dhe dhuratave për fëmijët pjesëmarrës.Në këtë aktivitet, ku ishin të pranishëm fëmijë jetimë nga e gjithë Shqipëria, merrnin pjesë Kryetari i Unionit të Organizatave të Shoqërisë Civile të Botës Islame Z. Ali Kurt, Kryetari i...

Bamirësia nuk njeh kufij, në vijimesi të programit “Ditët e solidaritetit” ndalesa e radhës ishte në Konispol, ku u zhvilluan 2 projekte në ndihmë të komunitetit të banorëve të kësaj zone. Projekti i parë konsistoi në dhurimin e pajisjeve elektronike (10 laptop dhe 10 televizore si dhe mjete kancelarike) në ndihmë të shkollave publike dhe nxënësve të kësaj njësie administrative. Ndërsa përmes realizimit të projektit të dytë u mundësua dhurimi i pakove ushqimore për 50 familjet në nevojë të kësaj...