Gjithnjë në aktivitet humanitar, gjithnjë në kërkim të shtigjeve të reja në përmbushjen e misionit bamirës, Fondacioni “ALSAR” është treguar ngaherë i gatshëm të nisë bashkëpunime të reja dhe ta shtrijë më tej veprimtarinë.Një kërkesë e tillë për bashkëpunim erdhi nga Shoqata Ryder Albania (SHRA), një organizatë jofitimprurëse e krijuar prej gati tridhjetë vitesh dhe që i është kushtuar kujdesit paliativ.Bashkë me përgjigjen pozitive, bashkëpunimi i parë u konkretizua shumë shpejt, më 10 dhe 11 qershor.Fondacioni “ALSAR” shpërndau 40 pako...
Është në ADN-në e “ALSAR”-it t’i gjendet pranë nevojtarit, ta ndihmojë jetimin, t’i japë shpresë njeriut që e ka humbur atë, ta gëzojë të dëshpëruarin, t’ia heqë vetminë të braktisurit, t’ia shtrijë dorën e bamirësisë të vuajturit.Është në misionin e tij t’ua zbukurojë Ramazanin njerëzve, t’i mbledhë në iftare, t’u dhurojë jetimëve, t’i ndihmojë familjet, që çdokush ta përjetojë atë si një muaj feste dhe begatie, si një muaj sakrifice që shpërblehet.Një vëllim i jashtëzakonshëm pune në tridhjetë ditë, nën...
Qindra fëmijë jetimë dhe pjesëtarë të familjeve të tyre kanë mbushur pallatin e sportit “Farie Hoti” në kryeqytet, të ftuar për të marrë pako ushqimore, si ndihmë në ditët e solidaritetit human gjatë muajit të madhëruar të Ramazanit.Organizuar nga Fondacioni “ALSAR” dhe TİKA, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, shpërndarja e ndihmave ushqimore, në pako me 20 kg, u bë për 1000 fëmijë jetimë të Tiranës.Ceremoninë e shpërndarjes së ndihmave e nderuan me pjesëmarrjen e tyre, ambasadori i Republikës së...