• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Programi humanitar në vendin tonë i shoqatës së ndihmave me qendër në Gjermani, EMIN, përmbante dhe projektin e mbështetjes së jetimëve, duke ndihmuar dhjetëra prej tyre.Në aktivitetin e organizuar të hënën në mjediset e Fondacionit ALSAR, personeli i përbashkët shpërndau veshmbathje dhe ndihmë financiare për fëmijë jetimë.Për 75 jetimë u dhanë veshmbathje; një ndihmë e konsiderueshme dhe e nevojshme për fëmijët. U shpërnda gjithashtu dhe ndihmë financiare për 50 jetimë.Shpërndarja e ndihmave u bë në kuadër të ditëve të solidaritetit...

Shoqata e ndihmave humanitare me qendër në Gjermani, EMIN, ka shpërndarë në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR pako ushqimore për njerëz në nevojë.Ndihma në ushqime u dha në kuadër të ditëve të solidariteti human gjatë Ramazanit. Për shpërndarjen e një pjese të saj u shkua shtëpi më shtëpi.Nga 70 pakot me ushqime, 60 prej tyre u shpërndanë për paraplegjikë dhe tetraplegjikë të shoqatës “Shpresë për jetën”. Shpërndarja e 10 të tjerave u bë për individë në gjendje jo të mirë ekonomike...

Njerëz të shumtë, besimtarë, banorë, pjesëtarë komunitetesh dhe shtresash në nevojë, i çelën së bashku iftaret e shtruara me mbështetjen e shoqatës së ndihmave me qendër në Gjermani, EMIN.Atmosferë festive u krijua në organizime të ndryshme në tre qytete, në iftaret e shtruara në tre ditë për 500 persona, në tërësi.Në kryeqytet, në dy iftare u thirrën komunitete në nevojë dhe besimtarë të Laprakës, me haje për 100 persona në secilin prej tyre.Iftar për 150 të pranishëm u organizua në...