• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com
EMIN, me qendër në Gjermani, shpërndan pako me ushqime në ditë të solidaritetit human

Shoqata e ndihmave humanitare me qendër në Gjermani, EMIN, ka shpërndarë në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR pako ushqimore për njerëz në nevojë.

Ndihma në ushqime u dha në kuadër të ditëve të solidariteti human gjatë Ramazanit. Për shpërndarjen e një pjese të saj u shkua shtëpi më shtëpi.

Nga 70 pakot me ushqime, 60 prej tyre u shpërndanë për paraplegjikë dhe tetraplegjikë të shoqatës “Shpresë për jetën”. Shpërndarja e 10 të tjerave u bë për individë në gjendje jo të mirë ekonomike dhe shëndetësore, për të sëmurë rëndë nën përkujdesin e shoqatës “Ryder Albania”.

EMIN u është bashkuar në këtë mënyrë shoqatave dhe organizatave ndërkombëtare që po bashkëpunojnë me Fondacionin ALSAR gjatë këtij muaji për realizimin e projekteve të përbashkëta humanitare.

Shtresa dhe komunitete në nevojë përfitojnë në Ramazan ndihma të konsiderueshme, si kontribute humanitare për t’ua lehtësuar sadopak jetën dhe për t’u shprehur solidaritetin njerëzor.

1-min-4.jpg2-min-4.jpg3-min-4.jpg

Related Post