• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Në aktivitetin treditor mirëbërës të kësaj jave të WEFA-s në vendin tonë ishte dhe dhurimi i veshmbathjeve për fëmijë jetimë.Përgjatë dy ditëve, më 14 dhe 15 prill, 250 fëmijë jetimë morën dhuratë veshmbathje në ambientet e Fondacionit ALSAR.Shpërndarja u bë kështu nëpërmjet një organizimi të përbashkët të ALSAR-it dhe WEFA-s. Pakot e dhuruara jetimëve përmbanin pantallona dhe bluza.Organizata e ndihmave me qendër në Gjermani kontribuon si shumë të tjera në ditët e solidaritetit human gjatë Ramazanit për realizimin e projekteve...

U bënë tashmë rreth dy javë që Fondacioni ALSAR zhvillon veprimtari intensive humanitare në kuadër të muajit të Ramazanit.Vijimin e këtyre veprimtarive po e mbështet këto ditë një prej partnerëve ndërkombëtarë, WEFA, me qendër në Gjermani.Bashkëpunimi përfshin një sërë aktivitetesh, një prej të cilëve u zhvillua të mërkurën, më 13 prill.E përfaqësuar me një delegacion, WEFA u erdhi në ndihmë 250 familjeve në nevojë me pako ushqimore.Ndihmat në ushqime u shpërndanë në koordinim me ALSAR-in në njësinë administrative Zall-Bastar.Solidariteti dhe...

Fondacioni ALSAR organizoi në njësinë administrative Kërrabë, në bashkëpunim me shoqatën turke të ndihmave humanitare, HAYRAT, shpërndarjen e pakove ushqimore për banorë të kësaj zone.Udhëhequr nga slogani, “Bereqeti i Ramazanit u përhaptë nga zemra në zemër anekënd botës”, HAYRAT e mbështet me kontribut të çmuar aksionin humanitar të ALSAR-it në këtë muaj agjërimi.Ndihma ushqimore u dhanë për familje në nevojë të Kërrabës, të mbledhur në një shesh të qendrës administrative, dhe u shpërndanë gjithashtu nëpër shtëpi në kushte të vështira...