Projekti humanitar i dhurimit të fidanëve të arrave pati këtë të shtunë të 24 dhjetorit fazën e tij përmbyllëse.Në Lushnjë, Fier, Gramsh dhe Kavajë u dhuruan fidanë arrash për 40 familje jetimësh.I nisur fillimisht në Tiranë, projekti do të vijonte realizimin në Bulqizë dhe Kukës, me shpërndarjen e fidanëve për banorë të atyre zonave, si dhe të Klosit, Burrelit e Tropojës.Ai u finalizua me sukses, duke u ardhur në ndihmë në total 93 familjeve të fëmijëve jetimë me shpërndarjen e...
Në ambientet e jashtme të Fondacionit ALSAR u shpërndanë për të dytën ditë me radhë pako ushqimore.Shpërndarja u bë në kuadër të projekteve humanitare dimërore, në ditë të solidaritetit human me shtresat sociale në nevojë.Atë e mbështeti EMİN, me qendër në Gjermani, mundësues dhe i disa veprimtarive të tjera humanitare.Pakot me artikujt bazë ushqimorë u dhanë për 114 familje jetimësh dhe në nevojë.Qindra jetimë dhe familje të tyre po ndihmohen në këto ditë dimri për t’i përballuar vështirësitë e stinës.
23
AprNjë tjetër projekt i realizuar të martën në ndihmë të jetimëve ishte dhe dhurimi i veshmbathjeve për një numër prej tyre.Të mbledhur në sallën e konferencave të Fondacionit ALSAR, 30 jetimë morën dhuratë veshmbathje të zgjedhura me kujdes për ta për stinën e dimrit.EMİN, me qendër në Gjermani, e mbështeti dhe këtë aktivitet, në kuadër të ndihmës dimërore.Ditët e solidaritetit human në dhjetor i karakterizojnë veprimtari të ngjeshura në ndihmë të shtresave në nevojë, më në veçanti në ndihmë të...