• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Në kuadër të ditëve të solidaritetit human me shtresat në nevojë dhe të realizimit të projekteve humanitare dimërore është bërë këtë të martë dhe dhurimi i batanijeve.Ndihmën e përfituan 32 familje jetimësh dhe në nevojë. Për çdo familje u dhanë dy batanije.Aktiviteti i zhvilluar pasoi një sërë veprimtarish dhuruese, në të cilat janë shpërndanë ndihma të tjera për familjet e jetimëve, si dru zjarri, soba dhe ushqime.Një gamë e gjerë aktivitetesh humanitare të dedikuara jetimëve dhe familjeve të tyre synon...

Një prej veprimtarive humanitare të së hënës ishte dhe dhurimi i sobave; një ndihmë e shumëpritur për nevojtarët.Ndihmën e përfituan katër familje jetimësh. Me dru, për ngrohje dhe gatim, sobat e dhuruara plotësojnë disa nevoja të përfituesve.Aktiviteti i dhurimit u zhvillua në ambientet e jashtme të Fondacionit ALSAR, me pjesëmarrjen e fëmijëve jetimë.Një projekt i ngjashëm u realizua dhe para pak ditësh, gjithashtu në kuadër të ditëve të solidaritetit human.Projektet humanitare dimërore realizohen në ndërveprim me partnerë të Fondacionit ALSAR...

Realizimi i projekteve humanitare dimërore në ndihmë të fëmijëve jetimë ka vijuar me intensitet dhe në ditën e dytë të kësaj jave.Në sallën e konferencave të Fondacionit ALSAR është shpërndarë kësti i dytë i një ndihme financiare për 78 jetimë.Projekti mbështetet nga Mercy to Humanity, me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, dhe ka nisur realizimin vetëm pak muaj më parë, kur është dhënë dhe kësti i parë.Ky është vetëm një prej shumë aktiviteteve të kushtuara jetimëve gjatë dhjetorit, në kuadër...