Në vazhdën e aktiviteteve humanitare të Fondacionit ALSAR është bërë dhurimi i 10 sobave për familje të jetimëve.Në veprimtarinë e zhvilluar për shpërndarjen e sobave kanë qenë të pranishëm dhe dy përfaqësues të HASENE-së, organizatës me qendër në Gjermani që e mbështeti projektin.Dhënia e kësaj ndihme, shumë të nevojshme në këto muaj të ftohtë, ishte në kuadër të projekteve humanitare dimërore.Gjatë këtyre ditëve janë shpërndarë dhe ndihma në ushqime e në dru zjarri.Shtresa në nevojë, nevojtarë të ndryshëm, ndihmohen përgjatë...
Me përkushtimin e gjithhershëm për të qenë në krah të jetimëve, për t’i ndihmuar dhe për t’i bërë të mos ndihen të vetëm, ALSAR realizoi të shtunën, më 28 janar, shpërndarjen e një sasie pakosh me ushqime.Ndihma u nda në ambientet e jashtme të fondacionit për jetimët e shoqëruar dhe me familjarë.Pakot me artikujt bazë ushqimorë u dhanë për 50 jetimë.I pranishëm dhe aktiv në shpërndarjen e ndihmës ushqimore ishte dhe drejtori i qendrës në Gjermani të EMİN-it, shoqatës humanitare...
Në zbatim të projekteve humanitare dimërore është shpërndarë në Shkodër një sasi e konsiderueshme ndihme në pako ushqimore.Aktiviteti humanitar është zhvilluar në mesjavë dhe ka pasur në fokus ndihmën për anëtarë të shoqatës së invalidëve, njerëz në nevojë.Për ta janë ndarë 80 pako me artikujt bazë ushqimorë.Realizimin e projektit e mbështeti HASENE, organizata me qendër në Gjermani. Dy përfaqësues të saj ishin të pranishëm në veprimtarinë shpërndarëse.Projekti vijon të shtunën me shpërndarjen e 100 pakove ushqimore për nevojtarë në Elbasan.Bashkë...